Lajme

Deputeti i VV-së: Nuk kemi në plan ta ndryshojmë kandidaten për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës

04/23/2025 09:09
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka konfirmuar sot se partia e tij nuk ka në plan të ndryshojë kandidaten për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, pavarësisht dy dështimeve të mëparshme për zgjedhjen e saj.

“Jo, jo nuk e ndryshojmë kandidaten. Mbetet Albulena Haxhiu përsëri,” u shpreh shkurt Bajqinovci për FrontOnline, duke e bërë të qartë qëndrimin e Vetëvendosjes për të vazhduar me kandidaturën e Haxhiut.

Sot mbahet seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.