Opinionisti Sali Rexhaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, është në rënie të vazhdueshme dhe sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje të reja, pritet të humbasë 7 deri në 8 për qind të votave.
“Unë e di se ata vetë kalkulojnë se janë në rënie. Në zgjedhjet e ardhshme bien edhe 7-8%”, ka thënë Rexhaj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.


