Lajme

Fondacioni Frutex & Golden Eagle, në Ditën Botërore të Tokës, po fillon projektin më të ri: Golden Eco!

04/22/2025 14:34
nga:Y I

Fondacioni Frutex & Golden Eagle, në Ditën Botërore të Tokës, po fillon projektin më të ri: Golden Eco.

Ky projekt ka për qëllim grumbullimin dhe klasifikimin e materialeve të riciklueshme, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e komunitetit.

Që nga sot, në 13 pika të qytetit të Suharekës do të vendosen mbi 50 kontejnerë të veçantë, të ndarë sipas llojit të mbeturinave:

Shishe plastike,

Shishe Çelqi,

Letër,

Kanaqe.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e materialeve të ricikluara do të dhurohen për bursa për nxënës dhe pajisje shkollore.

Për realizimin e këtij projekti, kompania Frutex ka angazhuar 10 të punësuar dhe mekanizmin e nevojshëm logjistik.

Kostoja vjetore e projektit pritet të arrijë në rreth 100,000 euro.

Për të qenë sa më i suksesshëm, ky projekt ka nevojë për përkrahjen e qytetarëve, të cilët ftohen që t’i hedhin materialet e riciklueshme në kontejnerët e dedikuar dhe të sinjalizuar.