Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se Marc-Andre ter Stegen është plotësisht i gatshëm të rikthehet në fushë.
Flick nuk specifikoi se kur pritet rikthimi i Ter Stegen dhe as nuk donte të thellohej në situatën delikate në këtë pikë të sezonit.
“Ter Stegen është gati dhe ne duhet të flasim me të për atë që ai dëshiron të bëjë. Ne duhet të vendosim se kur mund të kthehet,” tha Flick.
Portieri gjerman u dëmtua në gjysmën e parë të sezonit në ndeshjen kundër Villarrealit dhe iu nënshtrua një operacioni.
Ai ishte jashtë për të gjithë sezonin, por vetë Ter Stegen shprehu që në fillim dëshirën e tij për të luajtur sërish këtë sezon.
/GazetaBlic Sport


