Lajme

Arifi: Fjala ‘duhet’ e palogjikshme nga VV, ky term është policor e ushtarak

04/21/2025 16:30
nga:G B

Analisti politik Dritëro Arifi, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se Vetëvendosje s’po kërkon bashkëpunim, por po tenton me fjalën “duhet” që t’ua imponojë partive tjera votimin për kryeparlamentar.

Ai tha se është e palogjikshme të përdoret ky term, duke iu referuar se të tilla shprehje gjejnë vend veç në Polici dhe ushtri.

“Mostransparenca tregon shumë për Vetëvendosjen. E palogjikshme me përdor fjalën “duhet”, është term policor, ushtarak. Fjala duhet është veç për me vdekë. Këta spo kërkojnë bashkëpunim, bashkëpunimi nuk ndodhë në këtë formë. Këta po thonë keni me votu personin që e propozojmë.” – tha Arifi.