Lajme

Krasniqi: VV duhet të gjejë emër tjetër, Haxhiu ka dështuar të zgjedhet

04/21/2025 15:52
nga:G B

Memli Krasniqi kryetar i PDK-së, ka thënë se Albulena Haxhiu s’duhet të jetë kandidate sërish, pasi ka dështuar të zgjidhet, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se ajo është simbol i dështimit të qeverisë dhe VV duhet ta ndërrojë, pasi i ka edhe 47 deputetë të tjerë.

“Albulena Haxhiu s’do të ketë votat e PDK-së. Ajo duhet të ndryshohet, ka dështuar, s’mund të zgjedhet. Është simbol i dështimit të kësaj qeverie, që nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit e deri te ulja e buxhetit për të akuzuarit në Hagë”, tha ai./Gazeta Blic/

Ndërpritet seanca, VV nuk i ka numrat për Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, Konjufca kërkon kohë shtesë