Lajme

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

04/21/2025 14:47
nga:Genita C

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.

Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët nëse do të japin votë për propozimin e LVV-së për kryeparlamentare.

Ai ironizoi se “E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin”.

Ndryshe, LVV siç duket do të vazhdojë edhe sot me propozimin e njëjtë, Albulena Haxhiun.