Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kandidaturës së deputetes Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Kosovës, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deklarata e Qalajt vjen në prag të vazhdimit të katërt të seancës konstituive të Kuvendit, që pritet të mbahet sot në orën 15:00.
“Konsideroj që kandidati që është i propozuar kryetar të parlamentit nuk është e denjë që të jetë kryetar i parlamentit. Për atë se kush duhet të jetë, ka vendos sovrani, i takon koalicionit që është fitues. Mirëpo unë personalisht nuk e votoj asnjërin”, ka thënë Qalaj.


