Lajme

Lutfi Haziri i prerë: LDK nuk ndryshon vendimin e fundit, s’e votojmë kandidaten e VV’së për kryetare Kuvendi

04/21/2025 13:33
nga:Genita C

“LDK nuk ndryshon vendimin e fundit”, tha deputeti i kësaj partie Lutfi Haziri.

Haziri për GazetaBlic konfirmoi se as në seancën e sotme nuk do ta votojnë kandidaten e VV’së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun.

Këtë e tha edhe Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së.

Hykmete Bajrami: LDK ka qëndrimin e njëjtë, nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Albulena Haxhiu, kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, nuk arriti të sigurojë më shumë se 57 vota, në seancën e të shtunës, raporton GazetaBlic.

Tashmë, gjithë vëmendja është drejtuar tek seanca që do të mbahet sot, duke filluar nga ora 15:00, ku Haxhiu dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) shpresojnë të kalojnë këtë fazë.

Por, edhe nga AAK-ja e PDK-ja kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrim, pra as sot nuk do të votohet Albulena Haxhiu.

PDK, LDK e AAK qëndrojnë të palëkundura, VV pa numrat e nevojshëm – çfarë pritet nga seanca e sotme?

AAK do të veprojë njëjtë edhe sot, nuk do ta votojë kandidaten e propozuar nga VV për kryeparlamentare