Lajme

Hoxha: Të arrestuarit për vrasjen e rreshterit Lika me të kaluar kriminale, ekstremiste, përfshirjen në “terrorizëm” duhet verifikuar

04/21/2025 11:54
nga:Genita C

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, raporton GazetaBlic.

Ai ka konfirmuar se disa nga të dyshuarit për këtë ngjarje kanë të kaluar kriminale dhe janë lidhur me aktivitete të mëparshme kriminale.

“Ne kemi arritur të sigurojmë prova dhe dëshmi që i lidhin këta persona me vrasjen e rreshterit tonë. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar për raste të mëhershme, duke përfshirë thirrje ekstremiste. Hetimet do të vazhdojnë, përfshirë një hetim të mundshëm lidhur me terrorizmin,” deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa përshkroi të dyshuarit si persona të rrezikshëm që dyshohet se kanë planifikuar dhe ekzekutuar vrasjen. Policia po punon për të vërtetuar lidhjet e mundshme me grupe ekstremiste dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Rasti i vrasjes së rreshtetit Lika, Konfirmohet arrestimi i shtatë personave në Kaçanik