Sporti

Seria A shtyn të gjitha ndeshjet pasi Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare

04/21/2025 11:04
nga:Lorik J

Serie A, ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet e planifikuara për të hënën janë shtyrë pas vdekjes së Papa Françeskut.

Të hënën në mëngjes u njoftua se Papa kishte vdekur në moshën 88-vjeçare.

Katër ndeshje ishin planifikuar të zhvilloheshin, me Juventusin dhe Lazion mes skuadrave që supozohej të ishin në veprim. Ndeshjet tani do të riorganizohen për një datë të mëvonshme.

Ndeshjet që planifikoheshin të luheshin sonte ishin:

Torino – Udinese

Cagliari – Fiorentina

Genoa – Lazio

Parma – Juventus

/GazetaBlic Sport