Lajme

Koci: Zgjidhja për shtrenjtimin e rrymës qëndron në dy drejtime – subvencione dhe reforma tatimore

04/21/2025 08:48
nga:Genita C

Avokati Arianit Koçi ka shprehur shqetësimin për shtrenjtimin e rrymës, duke theksuar se ky rritje është e pashmangshme për shkak të investimeve të pamjaftueshme në sistemin energjetik të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se politikanët kanë dështuar të investojnë në burimet lokale të energjisë, duke bërë që Kosova të mbetet e varur nga importet, të cilat përcaktohen nga çmimet ndërkombëtare.

Koçi propozon dy masa për zbutjen e pasojave: subvencionimin e shtresave të varfra dhe një sistem tatimor më të drejtë që favorizon ata që gjenerojnë fitime të larta.

Ai gjithashtu thekson nevojën për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe infrastrukturën alternative të ngrohjes.