Real Madrid ka marrë mbështetje në lidhje me interesimin e tyre për Trent Alexander-Arnold të Liverpool-it, nga një prej mbrojtësve të djathtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Cafu.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka qenë prej kohësh një figurë kyçe në media, me lajme të përhapura që tregojnë se ai është objektivi kryesor i transferimeve të verës për gjigantët spanjollë. Me kontratën e tij me Liverpoolin që skadon në verë, Alexander-Arnold shihet si zëvendësuesi ideal afatgjatë për Dani Carvajal.
Cafu, duke folur gjatë një interviste me beIN Sports këtë fundjavë, shprehu mbështetjen e tij për lëvizjen e mundshme, duke thënë: “Trent Alexander-Arnold do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për Real Madridin. Ai ka performuar jashtëzakonisht shumë në Liverpool për një kohë të gjatë.”
/GazetaBlic Sport


