Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se shqiptarët, brez pas brezi, kanë festuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit, një traditë që është bërë pjesë e vlerave të pasura të popullit shqiptar, raporton GazetaBlic.
Haradinaj ka ndarë gëzimin e Pashkëve me familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës, duke theksuar se kjo traditë e bashkimit është ruajtur edhe në kohët e vështira dhe vazhdon të jetë e pranishme edhe sot, në liri dhe gëzim.
Ai ka uruar që shqiptarët të festojnë gjithmonë të bashkuar, duke e pasur këtë vlerë të rëndësishme si pjesë të identitetit të tyre.


