Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, pas dështimit për votimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamenatre, tha se votat që i mori partia në pushtet janë shumë pak.
Kelmendi tha se VV nuk ia doli ta votojë kandidaten e vet “as me 500 mijë vota”, siç pretendonte kjo parti se do t’i merrte në zgjedhje, transmeton Klankosova.tv.
“As me 500 mijë vota Albin Kurti nuk ia doli ta votojë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.
Veç 57 vota.
Pak. Shumë pak.
Dmth krejt fiskulturat e numërimit të zgjedhjeve, peshkimit të deputetëve dhe problemeve të kësaj jave në Kuvend, po dëshmohen të kenë qenë dëshpërim për mungesë numrash.
Ditë e re, nafakë e re.
Në zgjedhjet e reja ndoshta i merr 500.004 vota.
Pse jo!
(Nejse, ajo 500k i ka mbetur ëndërr)”


