Koha e ‘zjarrtë’ e ndeshjeve finale në basketbollin kosovar tashmë ka ardhur.
Ditën e sotme, me fillim nga ora 19:00, do të takohen dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina, në ndeshjen e parë gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë dhuruar gjithmonë spektakël dhe rivalitet të madh, ashtu pritet të jetë edhe kësaj here.
Në këtë edicion, sa i përket ndeshjeve në Superligë, Sigal Prishtina ka bilanc më të mirë, duke fituar tre takime, madje dy prej tyre në ‘Minatori’.
Fitorja e vetme e skuadrës së Trepçës erdhi poashtu si skuadër mysafire, më 8 dhejtor të vitit të kaluar.

/GazetaBlic Sport/


