Lajme

Ukraina thotë se u nënshkrua me ShBA-në plani i marrëveshjes për mineralet

04/18/2025 09:12
nga:Sh R

Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh midis vendit të shkatërruar nga lufta dhe SHBA-së, raporton BBC.

Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko, tha se memorandumi i qëllimit hapi rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik.

Ajo theksoi se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.