Lajme

Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ sot mban konferencë për media

04/18/2025 08:48
nga:Sh R

Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ sot do të mbanë konferencë për media.

Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu”.

Në njoftim thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.

Ndryshe, konferenca mbahet një ditë para protestës e cila mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00.