Lajme

Të shtunën provohet edhe njëherë, krejt çka ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

04/18/2025 07:22
nga:Sh R

Dje ka deshtuar per here te dyte konstituimi i perbërjes se legislatures se re te Kosoves, e dale nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thelluar edhe me shumë krizën institucionale qe po zgjat per me shume se dy muaj.

Kryesuesi i seances konstituive, Avni Dehari nga Levizja Vetevendosje, ne hapje te seances ftoi perfaqësuesit e partive politike per konsultime, duke theksuar nevojën per të shmangur “shkelje procedurale, ligjore dhe kushtetuese”.

Pas këtyre konsultimeve, Dehari njoftoi se nuk ishte arritur konsensus mes subjekteve politike dhe se seanca do të vazhdojë më 19 prill në ora 12:00. Ai deklaroi se letra e presidentes Vjosa Osmani, që i ishte dërguar Kuvendit, “ka dhënë sqarime ne një aspekt, porjo zgjidhje perfundimtare”, duke u bërë thirrje deputetëve që të tregojnë vullnet per ta zhbllokuar procesin.

Prandaj, dje per herë të dytë deshtoi konstituimi i Kuvendit.

Por, këte here nuk u hodh fare ne votim raporti i Komisionit qe do ta verifikonte kuorumin dhe mandatet.

Papajtueshmëria e pozitave ekzekutive me mandatin e deputetit dhe mungesa e një zgjidhjeje politike po e thellojnë edhe më tej bllokadën. Analistët paralajmërojnë se e vetmja rugëdalje shte Gjykata Kushtetuese.

Eugen Cakolli nga KDI, organizate qe monitoron punën e Kuvendit, konsideron se dje duhej te dilte nje raport i ri dhe me pas të votohej.

“Raporti i komisionit nuk shte votuar dhe nuk ka efekt juridik. Duhej te rikthehej ne komision, te dilte një raport i ri dhe më pas te votohej, kjo esht procedura”, ka thënë Cakolli.

Cakolli sheh dy rruge: ose doreheqje formale te ministrave, ose votim te raportit me shumice te thjeshte, nese sigurohet nj marreveshje politike.

Por, qe sipas tij, ky i fundit mund te sfidohej ne Gjykaten Kushtetuese.

“Çdo shmangie nga zgjidhja kushtetuese bart rrezik që Giykata ta ktheje te gjithe procesin ne pikën zero”, ka shtuar Cakolli.

Sidoqofte, mbetet te shihet se si do te rijedhe seanca e se shtunes, e cila i bie te mbahet pa bere 48 ore te tjera nga thirrja e seances konstituive.

Reagimet e ashpra ndërkombëtare Kriza institucionale ka nxitur gjithashtu reagime nga ambasadoret nderkombetare ne Kosove.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, kerkoi formimin urgent te institucioneve te reja.

“Kosova ka nevoj per një Kuvend dhe Qeveri
funksionale. Populli ka te drejte te prese pergjegjesi dhe bashkepunim politik”, shkroi ai ne rijetet sociale.

Edhe ambasadori i Germanisë, Jorn Rohde, shprehu zhgënjimin e tij me ngecjen e procesit.
Ai kritikoi taktikat obstruktive te partive politike, duke thënë se qytetarët meritojnë udheheqes që vendosin interesin e Kosoves perpara politikes partiake.

Seanca e djeshme ishte vazhdim i asaj të 15 prillit, e cila gjithashtu perfundoi pa asnje vendim. Ne sallë ishin të pranishm 100 deputetë, ndersa 52 prej tyre ishin shprehur ne perkrahje te raportit, duke permbushur shumicen e thjesht te kerkuar. Megjithate, raporti nuk u hodh fare ne votim.

Perderisa partite politike nuk po gjejne gjuhe te perbashket, vendi mbetet ne nje nger institucional me pasoja te dreitperdreita per stabilitetin politik dhe funksionimin demokratik te shtetit.