Lajme

Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave

04/17/2025 21:33
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit të Doganave nga Qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se ky nen ndalon inicimin e procedurave të reja për emërime në pozita publike nga një qeveri në dorëheqje.

Bajrami akuzoi ministrin Hekuran Murati dhe kryeministrin Albin Kurti për veprime të paligjshme dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë ndaj, siç i quajti, “shkeljeve flagrante të ligjit.