Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka folur për Sky për gjysmëfinalen e klubit në Champions League kundër Barcelonës.
“Ne jemi të barabartë me Barçën; Liga e Kampionëve është një ëndërr që mund të realizohet”, tha fillimisth ai.
Ai shprehu kënaqësinë për arritjen në gjysmëfinale, por theksoi: “Udhëtimi ynë nuk ka mbaruar”.
Marotta përshëndeti ndikimin e Simone Inzaghit: “Me Inzaghin, Interi po lulëzon në Evropë si kurrë më parë”.
Barcelona dhe Inter luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale me 30 prill.
/GazetaBlic Sport


