Lajme

Haxhiu: Ne ishim të gatshëm të ofrojmë zgjidhje, vetëm marrëveshja mes partive e zhbllokon Kuvendin

04/17/2025 17:27
nga:Genita C

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se shumica ka qenë e gatshme të ofrojë zgjidhje për të korrigjuar gabimin e Kuvendit lidhur me mosvotimin e raportit për verifikimin e mandateve, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se kryesuesi i seancës konstituive ka kërkuar konsultime ndërpartiake për të arritur një konsensus dhe për të dalë nga bllokada e shkaktuar nga opozita.

Sipas Haxhiut, nuk ka zgjidhje pa dakordim mes partive politike, ndërsa akuzoi opozitën për vazhdimin e praktikave bllokuese dhe kërkesave të paarsyeshme.

Ajo nënvizoi se janë të hapur për propozime që çojnë drejt konstituimit të Kuvendit, por jo për lojëra politike.