Lajme

Lushaku-Sadriu akuzon Deharin për bllokim të Kuvendit: S’e respektoi skenarin zyrtar të seancës

04/17/2025 14:23
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku ka publikar një dokument, me të cilin thotë se Avni Dehari në cilësinë e kryesuesit të Kuvendit nuk ka respektuar skenarin zyrtar të seancës së sotme.

Siç thotë ajo, për faktin e mungesës së shumicës, po e bllokon Kuvendin.

”Një papërgjegjësi totale.

Kryesuesi nuk e respektoi skenarin zyrtar të Seancës konstituive dhe bllokoi seancën.

Për mungesën e shumicës, bllokon Kuvendin!”.