Lajme

Kurti shkon në Kuvend, nuk përgjigjet nëse i kanë votat

04/17/2025 11:52
nga:G B

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në Kuvend për seancën konstituive që do të mbahet sot nga pra 12:00, raporton Gazeta Blic.

Ai nuk është deklaruar për media, megjithë pyetjeve të gazetarëve nëse i ka VV votat për konstituim të Kuvendit.

Mbetet të shihet nëse sot në përpjekjen e dytë do të votohet raporti i komisionit për mandatet e deputetëve./Gazeta Blic/