Sporti

Ndeshje vendimtare, Golden Eagle Ylli dhe Peja duelojnë për një vend në gjysmëfinale

04/17/2025 09:31
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë dhe vendimtare.

Të dy skuadrat kanë nga një fitore në dy ndeshjet e para dhe sonte do të vendoset për skuadrën që do të kalojë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Therandë, atje ku pritet të ketë spektakël dhe rivalitet deri në sekondat e fundit.

Kujtojmë që mbrëmë Sigal Prishtina u bë skuadra e tretë gjysmëfinaliste, duke triumfuar ndaj Vëllaznimit.

/GazetaBlic Sport/