Lajme

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale

04/17/2025 08:53
nga:G B

Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale.

Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetë dhe sekuestruar:një shtëpizë kompjuteri, një laptop dhe një shumë parashë.

I arrestuari me inicialet E.M me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.