Lajme

Murati, Bajramit: Neni 26 do të vlente nëse certifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars

04/16/2025 19:38
nga:Genita C

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reguar deputetes së zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila i kujtoi Nenin 26 të ligjit për qeverinë i cili parasheh doërheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë në rast se i njëjti zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës:

“Hykmete,

Lexoje çka thotë Neni 31, paragrafi 5 i ligjit.

Qeveria e cila e përfundon mandatin, kryen funksionet e njejta si qeveria në dorëheqje.

Neni 26 do të vlente po qe se çertifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars 2025.

Nuk ju fajësoj, është hera e parë që një qeveri e çon mandatin deri në fund. Prandaj edhe u duket e pabesueshme.”

Bajrami- Muratit: Mos i manipulo faktet, opozita nuk po kërkon dorëheqjen e ministrave, por ligji që vet e keni shkru dhe aprovu