Sporti

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Madridit, tifozët me pritje madhështore për Realin

04/16/2025 19:38
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit sonte luan ndaj Arsenalit, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League. Ballafaqimi i parë u mbyll me fitoren e thellë 3-0 të ‘Topçinjëve’.

E për ta rikthyer sonte rezultatin, Real Madridi ka nevojë për tifozët në Bernabeu dhe kjo duket se nuk do jetë fare problem, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët e Realit kanë bërë një pritje fenomenale për ekipin në rrugët e qytetit, duke treguar kështu mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë për ekipin sonte dhe jo vetëm.

Më poshtë keni pamjet fantastike: