Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar ashpër opozitën për qëndrimin e saj pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, opozita nuk po e pranon certifikimin e zgjedhjeve dhe as pozitën e deputetit.
“Mandati i deputetit nuk është privilegj që e merr kur të pëlqen dhe e refuzon kur nuk je i kënaqur me rezultatin. Është përgjegjësi që buron nga vota e popullit,” ka shkruar ai në rrjete sociale.
Bajqinovci shtoi se bllokimi i djeshëm ishte një veprim i dëmshëm për shtetin dhe se, sipas tij, opozita sot po e kupton pasojën e atij vendimi.


