Lajme

Osmani i përgjigjet Deharit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

04/16/2025 16:10
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili iu drejtua asaj me kërkesën për “sugjerime” pasi e ndërpreu seancën për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Në këtë letër, Osmani thotë se Kushtetuta i detyron të jetësojnë e jo të bllokojnë procese.

“Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për GazetaBlic.

“Ju drejtohem për sugjerime”/ Kjo ëshë letra e plotë e Avni Deharit dërguar Presidencës