Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta theksoi përparimin e klubit në gjysmëfinalet e UEFA Champions League.
“Jam shumë i lumtur dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë mes Bayernit dhe Interit , por jam i lumtur sepse nuk kemi arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për gjashtë vjet dhe është një lajm i madh për tifozët e Barcelonës”, tha ai në një deklaratë për gazetarët.
Presidenti Blaugrana , i cili ishte në Real Club de Tenis de Barcelona për të ndjekur trofeun Godo, lavdëroi lojtarët dhe Hansi Flick.
“Ne po punojmë shumë mirë dhe jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve, talentin e tyre dhe mënyrën mjeshtërore në të cilën Hansi Flick e ka udhëhequr ekipin tonë. E vërteta është se është kënaqësi të shikosh Barcelonën ”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


