Spektkali i madh në Ligën e Kampionëve vazhdon me dy super ndeshje.
Rivalitet, emocione dhe beteja të forta në Spanjë dhe Itali, kështu mund të përkufizohen dy takimet çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Real Madridi synon përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar me shifrat 3 me 0.
Stadiumi Santiago Bernabeu ka ditur të jetë i ’zjarrtë’ dhe me përmbysje të hatashme, andaj asgjë nuk mund të konsiderohet si e përfunduar në këtë takim.
Ish futbollisti i Arsenalit dhe tashmë trajner i Comos, Cesc Fabrgas ka komentuar ndeshjen e sotme.
“Do të doja të them se gjithçka është e mbyllur, por Real Madrid është Real Madrid. Unë kam luajtur disa herë në ‘Bernabeu’ dhe e di se ata mund të bëjnë gjithçka”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


