Lajme

Deliu: ZRRE si mashë e qeverisë shtrenjton rrymën, Kurti në hall për numra e pazare – qytetarët vuajnë varfërinë

04/16/2025 10:22
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se derisa Kurti i ‘dorëhequr’ ka thirru mbledhje të qeverisë, ZRRE-ja e shndërruar në mashë të Qeverisë paska aprovuar shtrenjtimin e rrymës 16.1%, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se Kurti e ka hallin e numrave e të pazareve, ndërsa që qytetarët do ta ndjejnë thellë varfërimin në faturat e rrymës në maj.

Postimi i saj i plotë:

Derisa Albin Kurti “i dorëhequr” i paska ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar në një mbledhje të Qeverisë, ZRRE-ja e shndërruar në mashë të Qeverisë paska aprovuar shtrenjtimin e rrymës 16.1%.

E ndërkohë që Albin Kurti e ka hallin e numrave e të pazareve, qytetarët do ta ndjejnë thellë varfërimin në faturat e rrymës në Maj.

Kjo veq qeverisje nuk është!