Lajme

Hetohet një rast i vdekjes në Prizren

04/16/2025 08:56
nga:G B

Policia në Prizren është duke hetuar një rast të vdekjes që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren.

“Lidhur me rastin pas ekzaminimit nga mjeku i emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.