Lajme

Humolli pas dështimit të Kuvendit: Qeveria nuk po e vlerëson as votuesin, as realitetin ku jeton

04/15/2025 19:29
nga:Genita C

Ish-deputeti Fatmir Humolli ka reaguar pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar Qeverinë për qasje të papërgjegjshme dhe mungesë respekti ndaj votuesve, raporton GazetaBlic.

“Është për të ardhur keq niveli i moralit politik, që nuk i vlerësojnë votuesit e vendit tonë,” ka deklaruar Humolli, duke shtuar se gabimet e Qeverisë do të mund të shmangeshin nëse do të konsultoheshin me ekspertët juridikë që kanë brenda institucioneve.

Sipas tij, Qeveria “ka kohë që nuk e vlerëson as kohën, as hapësirën ku jeton”, duke lënë të kuptohet se vendimet politike po merren jashtë realitetit kushtetues dhe shoqëror në të cilin ndodhet vendi.

/GazetaBlic/

Abdixhiku propozon Shalën për nënkryetar Kuvendi e Bajramin shefe të GP-së