Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u deklarua para gazetarëve.
Haradinaj tha se deputetët e AAK-së nuk bëhen pengesë në votimin e kryetarit të Kuvendit.
Ai tha se janë pro konstituimit të Kuvendit.
“Nëse shumica i ka votat dhe votohet kryetari i Kuvendit. Ne dje kemi deklaruar në princip ne kemi qenë dhe jemi për t’u konstituar kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën”, deklaroi ai.


