Lajme

Arrijnë në Kuvend ambasadori gjerman dhe ai shqiptar, Jorn Rohde e Petrit Malaj

04/15/2025 10:00
nga:Sh R

Kanë arritur në Kuvend ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Pas pak pritet të nisë seanca konstituive e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Me këtë seancë shënohet dhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.