Lajme

Taulant Hodaj nderohet nga Asambleja e Shtetit të New York-ut për arritjet në drejtësi dhe diplomaci

04/14/2025 17:11
nga:Genita C

Avokati nga Kosova, Taulant Hodaj, është nderuar solemnisht nga Asambleja e Shtetit të New York-ut për kontributin e tij në fushën e drejtësisë, rolin si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Norvegjisë dhe angazhimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, raporton GazetaBlic.

Asambleisti Sam Pirozzolo dhe udhëheqës të tjerë vlerësuan lartë arritjet dhe përkushtimin e Hodajt, duke e cilësuar si një lider të ri dinamik dhe një profesionist me ndikim ndërkombëtar.

Hodaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, ky është një moment që do ta kujtoj gjithë jetën, teksa shtoi se “kjo ngjarje e veçantë më jep një motivim edhe më të madh për të vazhduar punën time me përkushtim dhe pasion”.

E plotë:

Jashtëzakonisht i nderuar, si avokat kosovar, të mirëpritem solemnisht dhe vlerësohem nga Asmableja e Shtetit të New York-ut, institucioni më i lartë i ligjbërjes në New York, SHBA!🗽 ⚖️ 📜

Është vështirë të gjinden fjalë adekuate për ta shprehur nderin dhe emocionin e mrekullueshëm që e përjetova nga ky nderim dhe vlerësim i Asamblesë së Shtetit të New York-ut. Të dëgjosh nga Asambleisti Sam Pirozzolo dhe kryesuesja e Asamblesë, vlerësimin për punën time si avokat nga Kosova, për kontributin tim në avancimin e sistemit ligjor, për rolin tim si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Norvegjisë, si dhe për angazhimin tim me komunitetin shqiptaro-amerikan këtu në Nju Jork, është një moment që do ta kujtoj gjithë jetën.

Kjo ngjarje e veçantë më jep një motivim edhe më të madh për të vazhduar punën time me përkushtim dhe pasion.

Ju ftoj të ndiqni videon e plotë të këtij momenti të paharrueshëm, si dhe fjalimin nga Asambleisti Sam Pirozzolo.

Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen! 🙏 🇺🇸🇽🇰 🤝
#Kosova #USA #NewYork #NYstateassembly #AlbanianAmerican #Proud #Honored
===============================================
Është nder i veçantë të prezantoj një mysafir të shquar, z. Taulant Hodaj – një profesionist ligjor i dalluar dhe lider i ri dinamik nga Republika e Kosovës.
Z. Hodaj është Partner Menaxhues i Hodaj & Partners, një prej kompanive të avokatëve më të njohura në kryerjen e shërbimeve ligjore në Kosovë, e njohur vazhdimisht ndër më të mirat në vend. Është i famshëm për zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme ligjore, ai ka fituar një reputacion si një nga avokatët kryesorë të rajonit, me ekspertizë të thellë në një gamë të gjerë disiplinash juridike.

Përveç punës së tij të suksesshme si avokat, z. Hodaj ka luajtur një rol kyç në avancimin e sistemit të drejtësisë të Kosovës. Ai ka ofruar këshilla si ekspert për reformat kryesore legjislative dhe ka punuar në partneritet të ngushtë me institucionet vendore dhe akterë ndërkombëtarë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të promovuar qasjen në drejtësi.

Z. Hodaj shërben edhe si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës, rol që thekson përkushtimin e tij për bashkëpunim dhe diplomaci ndërkombëtare. Ai është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s në Nyon dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, duke reflektuar lidershipin e tij jo vetëm në çështjet juridike por edhe në qeverisjen e sportit ndërkombëtar.

Sot, z. Hodaj është thellësisht i angazhuar me organizatat e komunitetit shqiptaro-amerikan në të gjithë shtetin e Nju Jorkut, duke ofruar ekspertizë juridike dhe të çështjeve publike për të forcuar lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe për të mbështetur bashkëpunimin e vazhdueshëm në nivel institucional dhe komunitar.

Ju lutem, bashkërisht të mirëpresim ngrohtësisht z. Taulant Hodaj në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.
Në emër të z. Sam Pirozzola, kryesuesi dhe të gjithë antarët e Asamblesë e mirëpresim mikun e shquar nga Kosova z. Hodaj. Ju mirëpresim në Asamblese dhe shtojm privilegjet për ju, shpresojmë do kaloni mirë në sesionin e Asmablesë sot. Ju falemnderit shumë për pjesëmarrjen.