Sonte në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, KB “Vëllaznimi” dhe Sigal Prishtina përballen në ndeshjen e dytë çerekfinale.
Ndeshja nis në ora 19:00 dhe pritet të jetë një betejë e vërtetë sportive, me kryeyqyetasit që kanë avantazhin prej 1 me 0 me lojë, transmeton GazetaBlic Sport.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ashtu siç ka qenë gjithmonë në ndeshjet e tilla në këtë palestër.
Nesër, Peja dhe Golden Eagle Ylli, përballen poashtu në ndeshjen e dytë çerekfinale.
/GazetaBlic Sport/


