Lajme

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e Fatlum Haradinit, që vdiq nga shembja e dheut në Veternik

04/12/2025 11:53
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e të ndjerit, Fatlum Haradinit, i cili vdiq tragjikisht nga shembja e dheut në vendin e punës, në lagjen Veternik në Prishtinë.

“Ai u shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij, për humbjen e më të dashurit të tyre”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Fatlum Haradini vdiq tragjikisht të shtunën e kaluar (5 prill) teksa po punonte në një vendpunishte në Veternik.