Lajme

Sot përurohet pikëkalimi i përbashkët mes Kosovës dhe RMV-së “Han i Elezit-Bllacë”

04/12/2025 07:25
nga:Y I

Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të përurojnë pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Ceremonia do të mbahet nga ora 11:00 brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj ceremonie mund të ketë ngadalësim të qarkullimit në këtë pikë kufitare, bëri me dije dje Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

“Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, se nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, u tha në njoftim.