Lajme

Maliqi: Qeveria aktuale e ka shëndërru Kosovën në vend të ‘vitrave’

04/11/2025 10:25
nga:Y I

Njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi, ka folur në lidhje me rritjen e inflacionit në Kosovë.

Maliqi tha se nuk ka patur një menaxhim të mirë të situatës ekonomike nga qeveria aktuale.

Ajo hodhi kritika ndaj tyre duke thënë se të njëjtit e kanë shëndërruar Kosovën në një vend të ‘vitrave’.

“Çmimet në të gjithë botën pothuajse kanë ndryshu megjithatë ne nuk kemi patur një menaxhim të mirë të situatës ekonomike nga qeveria aktuale. Fatkeqësisht qeveria në vend që të mbështesë bizneset e ka shëndërru vendin në një vend të ‘vitrave’. E kemi parë Qeverinë duke mbështet, duke ua dhënë nga 100 euro grup-moshave të ndryshme, normal njerëzit kanë nevojë edhe për 100 euro mirëpo mos harro se shteti ka nevojë për biznese të forta për sektorin privat të fortë dhe jo që ti t’ia japësh 20 euro apo 50 euro në mënyrë që t’a marrësh një votë ndërkohë që t’a shkatërrosh sektorin privat i cili fatkeqësisht po shkatërrohet. Ne po shohim çdo ditë lokale të mbyllura dhe lokale që shkruan ose ‘kërkojmë punëtorë’ ose ‘jepet me qera’. Kjo është për shkak të inflacionit të lartë, për shkak të kushteve që nuk janë kriju të mira që bizneset t’a zhvillojnë aktivitetin e tyre” tha Maliqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Maliqi për letrën e Kurtit drejtuar LDK-së: Vendimi i Abdixhikut i duhuri!

Maliqi: S’mendoj se PDK, LDK dhe AAK do të pranojnë t’i bashkohen Kurtit në Qeveri!