Gjykata Administrative ka refuzuar ankesën e La Ligës për regjistrimin e Dani Olmos dhe Pau Victor në skuadrën e Barcelonës. Kjo do të thotë se të dy do të mund të luajnë normalisht deri në fund të sezonit.
Javën e kaluar, u vendos që La Liga dhe Federata Mbretërore e Futbollit u kishin mohuar licencat të dy lojtarëve përmes një komisioni që nuk kishte autoritet.
Çështja Olmo dhe Victor aktualisht po zhvillohet në favor të Barcelonës, por priten zhvillime të mëtejshme.
Procesi do të zvarritet në pritje të një vendimi përfundimtar nga Këshilli i Lartë i Sportit.
/GazetaBlic Sport


