Sporti

Kyle Walker nuk do të rikthehet tek Man City

04/10/2025 13:13
nga:Lorik J

Kyle Walker nuk do të qëndrojë në Manchester City edhe nëse nuk qëndron në Milan përtej këtij sezoni, raporton Fabrizio Romano.

Milani ende nuk ka vendosur nëse dëshiron ta mbajë mbrojtësin e djathtë pas skadimit të marrëveshjes së huazimit.

Sidoqoftë, Man City tashmë po planifikon të sjellë një mbrojtës të ri dhe nuk ka vend për Walker në skuadër.

Që nga bashkimi me klubin në vitin 2017, Walker ka luajtur 319 ndeshje për Man City dhe ka fituar 17 trofe, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe një tripletë në sezonin 2022/23.

/GazetaBlic Sport