Sporti

E konfirmon Ranieri: Roma është shumë afër trajnerit të ri

04/10/2025 11:31
nga:Lorik J

Claudio Ranieri thotë se pronarët e Romës janë ‘shumë afër’ zgjedhjes së një trajneri të ri të Romës, por këmbëngul se nuk e ka takuar kurrë Erik ten Hag.

Gjatë intervistës së tij të fundit me Il Messaggero, trajneri i Romës tha: “Unë dhe Ghisolfi kemi ndjekur modelin anglez. Filluam me shtatë ose tetë kandidatë dhe e reduktuam listën në tre ose katër.”

“Roma është afër, me të vërtetë afër trajnerit të ri,” u përgjigj Ranieri.

“Jam i bindur se do të vijë një trajner i mirë”, vazhdoi italiani.

Ish-trajneri i Manchester United, Ten Hag, u pa në Stadio Olimpico të dielën për të parë Roma-Juventus. Agjentët e holandezit tashmë mohuan kontaktet me Romën dhe Ranieri konfirmoi se ai kurrë nuk e kishte takuar atë.

/GazetaBlic Sport