Njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi, foli në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend dhe letrën e Kurtit drejtuar LDK-së.
Maliqi tha se qëndrimi i LDK-së për letrën e Kurtit, ishte i duhuri.
“Eshtë fakt se letra e kryeministrit Kurti ose kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje vjen pas dështimit që pati sigurisht me ato takimet që pati me deputetë të minoriteteve, dhe sipas të gjitha gjasave u pa që nuk po arrin me i ba votat e mjaftueshme prej 61 për me ba Qeverinë e re edhe i dërgoi letër LDK-së me të cilën kanë mendu se e kanë më të përafërt sepse realisht këto dy parti, nese i marrin qëndrimet e Abdixhikut dhe të Kurtit, janë me të afërta në mundësinë e bërjes së një koalicioni të ardhshëm. Janë disa faktorë të cilët ai i ka parë të arsyeshëm t’i dërgojë LDK-së, ftesë, me idenë se ata do t’i pranojnë të shkojnë në takim dhe në të ardhmen me ba një qeveri të përbashkët. Ne e pamë se përgjigja e Abdixhikut erdhi një ditë pasi e kishte marrë letrën, kishte një reagim të elektoratit dhe të opinionit publik që ‘a do të pranojë LDK-ja me shkel dhe me ‘përmbi mbi atë që Kurti e ka cilësu me termin ‘hajvan’ ditën pas zgjedhjeve dhe komplet gjatë fushatës”
“Qëndrimi i LDK-së dhe Abdixhikut ndaj letrës së Kurtit mendoj se është vendimi më i duhur që është në momentin e caktuar.” tha Maliqi për “Gazeta Blic”


