Sporti

Llapi luan sot me Drenicën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

04/10/2025 09:54
nga:Lorik J

Llapi dhe Drenica do të takohen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre.

Vendasit janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve në kampionat ku ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë.

Megjithatë fokusi është maksimal dhe ata duan të triumfojnë për të shkuar në finale dhe përmes Kupës të sigurojnë garat evropiane.

Llapi kërkon fitore në ndeshjen e parë ndaj kuqezinjve nga Skenderaj.

Nga ana tjetër Drenica po lufton për rikthim në Superligë dhe synon që të marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Podujevë.

Sfida mes Llapit dhe Drenicës zhvillohet me fillim nga ora 15:00.