Lajme

Therje me thikë në Fushë Kosovë

04/09/2025 22:29
nga:G B

Një person është therur me thikë sot në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Policia njofton se ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe një person i dyshuar është arrestuar lidhur me rastin.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  17:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, hajnat vjedhin një shumë të konsiderueshme parash