Lajme

Krenar Shala: S’ka logjikë të shkohet në zgjedhje, VV e formon Qeverinë!

04/09/2025 21:48
nga:Sh R

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur ‘gjahun’ në kërkim të sigurimit të numrave për krijimin e Qeverisë Kurti 3.

Komentatori politik, Krenar Shala beson që Vetëvendosje do t’i sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë.

Sipas tij, nuk ka logjikë qe të shkohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10, Shala thotë se po shkojmë drejt një koalicioni Vetëvendosje – PDK për krijimin e Qeverisë së re.

“Mund ta shohim një koalicion qeverisës Vetëvendose – PDK dhe kjo po shihet si ma realna”, ka thënë Shala.