Vjen lajm i madh për tifozët e Liverpool, Mohamed Salah po qëndron në ‘Anfield’.
Palët kanë arritur marrëveshjen dhe ajo është punë e kryer, transmeton GazetaBlic Sport.
Negociatat janë në fazën përfundimtare me Salah që pritet të vendosë stilolapsin në letër dhe të nënshkruajë kontratën e re shumë shpejt.
Liverpool është i bindur se do të mbajë Mo dhe van Dijk, ndërsa Alexander-Arnold është afër bashkimit me Real Madridin.
Detajet e marrëveshjes së Salah me Liverpool do të publikohen së shpejti.
/GazetaBlic Sport/


